Kategoria e Parë do të luajë në fundjavë ndeshjet e radhës. Saktësisht ekipet do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 25-të të kampionatit.
Kështu është mësuar edhe axhenda e ndeshjeve. Ky kampionat ka hyrë në fazën me delikate të tij, ku tashmë çdo pikë vlen shumëfish në arritjen e objektivave.
Për këtë është vendosur që kjo javë të luhet në një ditë. Gjithashtu ka dhe risi, pasi ndeshjet do të luhen me orar të ri. Saktësisht janë zhvendosur me gjys ore. Nuk do të luhen më në orën 13:30, por në orën 14:00.
Skënderbeu do të presë Lushnjen, ndërsa Laçi pret Apoloninë. Korabi do të luajë në transfertë ndaj Pogradecit, dhe Kastrioti mat forcat me Besën. Interesante do të jenë edhe përballjet Burreli – Iliria dhe dueli i mbijetesës mes Kukësit dhe Luftëtarit. Të gjitha këto takime do të luhen ditën e shtunë, më 7 mars.
AXHENDA:
Skënderbeu – Lushnja
Laçi – Apolonia
Pogradeci – Korabi
Kastrioti – Besa
Burreli – Iliria
Kukësi – Luftëtari
