Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Drejtori Shkëndijës bën gati merkaton shqiptare në Durrës, përkrah ish drejtorit bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Drejtori Shkëndijës bën gati merkaton shqiptare

Në Maqedoni për herë të parë titullin e ka fituar Struga por në krahun tjeter, drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës nuk kanë humbur kohë për të bërë gati skuadrën e Europës apo dhe sezonit te ri ku do të kërkojnë titullin e munguar në dy vitet e fundit.

Drejtori sportiv Harun Isa është parë të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” nën shoqërinë e ish drejtorit të Tiranës Arbi Laçi që prej dy vitesh ka një agjensi futbollistësh në rolin e menaxherit. Nuk dihet se cilët futbollistë kaneë qenë duke ndjekur në ndeshjen Teuta - Tirana por disa prej më të mirëve bardheblu apo dhe nga “Djemte e detit” duket se janë në fokusin e “milionerëve” nga Tetova.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në ditët e para të qershorit por në listën e lojtarëve që u mbaron kontrata te Tirana jane disa emra të rëndësishëm./ Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga