
Belgjika është një nga ekipet pretendente për të fituar Kupën e Botës. Belgët prej vitesh ndajnë vendin e parë apo të dytë në listën e FIFA-s por në ndeshjet finale përballë ekipeve rivale nuk kanë arritur të justifikojnë pozitën që mbajnë.
Kupa e Botës ka nisur me fitore për ta teksa mposhtën Kanadan dhe tani presin Marokun. Kapiteni Eden Hazard beson se skuadra e tij ka shanse për të fituar Botërorin nëse ai kthehet në formën e mëparshme.
“Nëse unë jam në formë, Belgjika mund të fitojë Kupën e Botës. Unë ndihem mirë, dua të luaj, Vështirësit në aspektin mental ishin sidomos në momentin kur kam qenë i dëmtuar dhe nuk po kuptoja pse.
Ndryshe nga Botërori i Rusisë, Belgjika tani ka më shumë eksperiencë në këto kompeticione. Ndaj Marokut nuk duhet të hezitojmë të driblojmë ose të pasojmë midis linjave. Duhet të sakrifikojmë për të fituar.”