
Trajneri i Kukësit, Peter Pacult ka komentuar ditën e djeshme hedhjen e shortit të Champions Leagues. Menjëherë pas mësimit të kundështarit, ai ka folur edhe për merkaton që është bërë dhe që do vazhdojë deri në mbylljen e saj.
Tekniku i verilindorëve ka zbuluar se ka dëshirë të marrrë në ekip lojtarin e Skënderbeut, Enis Gavazaj, duke e cilësuar atë si pasuesin e Sindrit Gurit, por nuk nguron të theksojë se arritja e marrëveshjes është e vështirë pasi për të kanë shprehur interes dhe ekipet të tjera.
"Pa dashje", Pacult ka zbuluar se për shërbimet e lojtarit të Skënderbeut kanë shprehur dy skuadra. Hajduku i Splitit dhe Rapidi. Nuk dihet ende se me cilin ekip shihet më afër Gavazaj, detaj i cili do mund të zbulohet vetëm ditët e ardshme