Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E thotë Fabrizio Romano, e ardhmja e Armando Brojës varet nga ekipi tjetër anglez

Shkruar nga NEWSPORT
E thotë Fabrizio Romano, e ardhmja e Armando Brojës varet nga ekipi
Situata e Armando Brojës te Chelsea vazhdon që të jetë si një “telenovelë”. Nuk dihet nëse sulmuesi shqiptar do të vazhdojë te “Blutë e Londrës” deri në fund të sezonit, apo do të largohet që në këtë merkato dimërore. Një sinjal të tillë e jep Fabrizio Romano. Italiani që nuk gabon asnjëherë përsa i përket lajmeve të merkatos thotë se e ardhmja Brojës te Chelsea nuk varet vetëm nga lojtari. Skuadra angleze po shqyrton një blerje të mundshme të Jhon Duran. Ky i fundit luan në rolin e sulmuesit dhe aktivizohet momentalisht te Aston Villa. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, por bisedimet po zhvillohen. Ardhja e tij bazohet në të ardhmen e Brojës dhe e anasjellta. Ditët në vijim është planifikuar një bisedim i drejtpërdrejtë për të vendosur për Duran dhe Broja. Por shqiptari me shumë mundësi duhet të presë edhe vendimin përfundimtar që Aston Villa do marrë për sulmuesin e saj.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga