Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut që do të luhet sonte në orën 20:00, do të jetë e fundit që zhvillohet në stadiumin “974”. FIFA ka vendosur që ky impiant modern t’i dhurohet në formë donacioni Uruguait.
Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës e kishte kërkuar pas përfundimit të Botërorit, institucioni i futbollit botëror ka zgjedhur uruguaianët.
Ai do të çmontohet plotësisht për t’iu dhënë në formë donacioni nga FIFA dhe Katari. Kujtojmë që ky impiant është i ndërtuar nga plot 974 kontinierë, ndaj mban edhe të njëjtin emër.
Poll