Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E PAPRITUR/ E tentuan Tirana dhe Partizani, Armando SADIKU ZYRTARIZOHET në INDI

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ E tentuan Tirana dhe Partizani, Armando SADIKU ZYRTARIZOHET në
Armando Sadiku ka surprizuar ditën e sotme jo pak. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të jetë më lojtar i Cartagena, teksa palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Tashmë elbasanasi ka vendosur të vazhdojë karrierë në Indinë e largët. Zyrtarisht tashmë Sadiku është një lojtar i Mohun Bagan që merr pjesë në kampionatin indian. Nuk bëhen të ditura ende detajet e kontratës, por tashmë 32-vjeçari do të synojë të jetë protagonist në Indi me skuadrën e tij të re. Në Indi e presin me optimizën lojtarin e kombëtares tonë, i cili me Catagenan këtë sezon arriti të shënonte 8 gola në 31 ndeshje. Skuadra e re e Heroit të 2016 sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it. Kujtojmë se Sadikun e tentuan dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Partizani, por sulmuesi ka preferuar Indinë para rikthimit në kampionatin shqiptar.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga