Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E mban vetëm matematika, Devolli i 'dorëzuar': Lojtarët mos të shohin renditjen, por të rriten për veten e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
E mban vetëm matematika, Devolli i 'dorëzuar': Lojtarët

Kukësi është mposhtur në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave” përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Patëm rastet tona, por edhe për meritë të portierit të Partizanit nuk shënuam. Duhet shikuar rasti i penalltisë, por nuk është kjo pjesa ime. Lojtarët shthuren, por kjo nuk më pëlqen. Në rregull, mund të kesh kolpo, por s’do të thotë të dorëzohesh. Emocionet bëjnë të veten, ka lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në Superligë. Kampionati vazhdon dhe ne do vazhdojmë garën”, u shpreh fillimisht Devolli.

“Ne e dimë gjendjen e Rashtiti që nuk është në 100%, po vuan dhe po luan me gjilpëra. E falenderoj që po sakrifikon. Rivas apo Salami nuk bënin presion dhe më pas Partizani luajti mirë si në qendër dhe nga krahët. Por me pak kujdes duhet të vazhdonim punën edhe pse pësuam 1 gol. Tjetër kur je 1-0 tjetër kur je 2-0. Golin e dytë përsëri në tranzicion, si me Erzenin. Janë djem të rinj, kanë nevoj për besim dhe të rriten. Ne këtë punë kemi, që t’i mësojmë. Sapo bëmë ndërrimet pësuam golin e dytë. Për këtë më vjen inat edhe me 2-0 duhet të vazhdonim lojën, kjo gjë duhet eliminuar menjëherë. Do vazhdojmë kampionatin, këtë punë kemi. Lojtarët edhe për veten e tyre duhet të vazhdojnë punën pasi duhet të afirmohen. Nuk duhet ta shikojnë renditjen. Ne këtë punë kemi t’i mbajmë të gjithë në entuziasëm”, tha trajneri i Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga