
Teuta nuk ka qenë dhe aq aktive në merkato, por sipas shtypit të shkruar bëhet me dija se durrsakët janë shumë pranë transferimit të sulmuesit Realdo Fili. Fili vjen tek klubi i Teutës si një lojtar me eksperiencë në Superiore dhe tashmë do jetë nën urdhërat e Diego Longos.
Futbollisti 27-vjeçar vjen në Durrës pasi mbylli aventurën e tij të fundit në Ukrainë me ekipin e FC Chornomorets Odesa, teksa më parë Fili ka luajtur edhe me ekipin rumun Botosani, por edhe në Shqipëri me Luftëtarin, Skëndërbeun, Kamzën, Partizanin dhe Apoloninë e Fierit.
Sulmuesi shihet si një vlerë e shtuar në ekipin bregdetar teksa drejtuesit e shohin si përforcimin e duhur për repartin e sulmit.
Poll