Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Çmenduri bardheblu, Tirana hap thesin për "djalin e shtëpisë"

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Çmenduri bardheblu, Tirana hap thesin për "djalin e

Albi Doka është lojtari i ri i Tiranës. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al që mbrojtësi i djathtë ka arritur dje marrëveshjen me drejtuesit e nënkampionëve të Shqipërisë. Ai do të zyrtarizohet nga ana e klubit, ndërsa do të nisë nga puna me trajnerin Shehi.

Cilësitë e tij në linjën e djathtë të mbrojtjes tashmë njihen. Pikërisht shkëlqimi te Tirana e katapultoi atë në një kampionat të huaj. Megjithatë tanimë ka vendosur të rikthehet sërish në kryeqytet e pikërisht në klubin ku u rrit dhe u promovua.

Rikthimi i Albi Dokës ka qenë shumë i lehtë dhe i vështirë njëkohësisht për drejtuesit e Tiranës. Mësohet se dëshira e mbrojtësit ka qenë të vijojë aventurën në një kampionat të huaj. Megjithatë edhe Shqipëria ishte një opsion i dytë për të dhe Tirana ishte destinacioni i parë.

Pas aventurës me skuadrën e Budapest Honved, edhe kërkesat e lojtarit kanë arritur një standart të dyfishtë. Pas takimit me drejtuesit bardheblu, këta të fundit kanë bërë një sforco ekonomike duke plotësuar atë që donte Doka. Kalimi i tureve në Kupat e Europës është objektiv i rëndësishëm për Tiranën, ndaj po punohet maksimalisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga