Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E konfirmon Skënder GEGA, Kukësi mbetet pa trajner

Shkruar nga NEWSPORT

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Siç u bë e ditur paraditen e sotme, pas mbledhjes me presidentin Safet Gjici dhe stafin teknik, Gega ka reflektuar. Sot pasdite ai ka paraqitur dorëheqjen duke i dhënë fund në këtë mënyrë aventurës me verilindorët. Pas javës së katërt të Superiores, kuksianët mbeten pa trajner. Një sezon i ri, por ves i vjetër ky i verilindorëve që tanimë duhet të gjejnë zëvendësuesin e Gegës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri përmes një postimi në “What’s App”. Ai falënderon futbollistët për bashkëpunimin që patën deri në këto 4 javë të elitës. “Faleminderit të gjithëve”, shkruan Skënder Gega duke treguar në këtë mënyrë largimin nga kuksianët. Kujtojmë që dje verilindorët barazuan 0-0 kundër Teutës dhe kjo me sa duket ka sjellë “divorcin” e parakohshëm mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga