Jasir Asani ishte surpriza e trajnerit Sylvinho në listën e publikuar për ndeshjen kualifikuese kundër Polonisë. Mëngjërashi që ka shkruar emrin me të arta në kampionatin shqiptar, po shkëlqen në Korenë e Jugut. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar atje, ai ishte protagonist me plot 3 gola të realizuar.
Njëri më i bukur se tjetri, duke i treguar Sylvinhos se ka vepruar drejtë duke e grumbulluar në përfaqësuese. Së fundmi, Asani është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Korenë e Jugut. Në një kohë kur ai ndodhet në Tiranë i grumbulluar me Kombëtaren, vjen edhe lajmi i vlerësimit për të.
Veç kësaj, bie në sy nota 9.9 që është zgjedhur për mëngjërashin. Në këtë mënyrë vështirë se trajneri brazilian do ta lërë në stol në ndeshjen kundër polakëve. Kjo performancë, golat e realizuar e bëjnë të duhurin për të qenë nga minuta e parë në fushë me Poloninë.
[caption id="attachment_685318" align="aligncenter" width="750"] Formacioni i javës[/caption]