
Armando Broja vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Sulmuesi kuqezi po vazhdon përgatitjet me Chelsea-in, ndërsa shumë klube janë interesuar për shërbimet e tij. Së fundmi, nga Spanja vjen lajmi i bujshëm teksa bëhet me dije se Real Madrid mund të bëjë ofertë zyrtare për shqiptarin. Por, kjo varet nga lëvizjet që mund të ndodhin në skuadër gjatë kësaj periudhe të merkatos së verës.
Siç raporton prestigjiozja "AS", nëse Mayoral, Asensio ose Ceballos largohen nga klubi atëherë madrilenët do të nënshkruajnë me një sulmues. Një prej emrave të cilët po shihen nga afër është pikërisht sulmuesi i Shqipërise, Armando Broja.
Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar se e ka shtatlartin e Kombëtares sonë në planet e tij. Mirëpo një ofertë tunduese padyshim që do të vinte në diskutim të ardhmen në Premier League. Vetë dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Angli. Por, një ofertë nga Spanja vështirë se ai do ta refuzonte.