Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Kukësi drejt shitjes tek pronarët e Astana, e konfirmon drejtori i klubit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Kukësi drejt shitjes tek pronarët e Astana, e konfirmon

Kukësi i sezoneve të fundit është shumë larg ekipit me të cilin jemi mësuar të shohim. Verilindorët po kalojnë një periudhë të errët me rezultate negative dhe në sezonin e fundit i shpëtuan rënies vetëm në javët e fundit të kampionatit.

Ky sezon është thuajse i njëjti, megjithëse ka disa ‘shkëndija’ shprese pas ardhjes në stol të Stavri Nicës. Mirëpo, një lajm fantastik vjen për tifozët kuksian teksa ekipi i tyre i zemrës është pranë shitjes përfundimtare.

I kontaktuar nga Newsport.al, drejtori i Kukësit, Naim Halili, ka pohuar faktin që klubi është pranë shitjes te pronarët e klubit kazak, Astana. Një ofertë prej 2.5 milionë eurosh ka mbërritur në tryezën e verilindorëve dhe po punohet me detaje që kjo marrëveshje të marrë vulën përfundimtare.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga