Histori të çuditshme prodhohen çdo ditë. Së fundmi, nga Britania e Madhe vjen një lajm fantastik. Një palestër ku mund të bësh sport nudo dhe jo i vetëm por në shoqëri të mirë. Në këtë palestër lejohen të regjistrohen femra dhe meshkuj mbi moshën 33-vjeçarë dhe deri në moshën 70 vjeçare. Instruktorja e kësaj palestra ka treguar përfitimet që vijnë nga ky model i ri sporti.
“Përfitimi më i madh i stërvitjes nudo është se mund të shohësh realisht se çfarë po bën instruktori gjatë ushtrimeve. Po ashtu nuk duhet të mendosh shumë për djersitjen e rrobave. Kjo është një mënyrë e mirë për të festuar trupin tend. Çdo seancë në këtë palestër kushton 8 sterlina”.
Lajmi i publikuar fillimisht në mediat angleze po bën tani një xhiro shumë të shpejt në internet duke prodhur komenta të shumta pro dhe kundër kësaj “ideje” te zhveshur.