Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy mbrojtës e lënë në “baltë” Mehmetin, gati debutimi i ish-it të Partizanit në derbin ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Dy mbrojtës e lënë në “baltë” Mehmetin,

Dinamo prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin me Tiranën, takim që do të luhet ditën e premte në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Një përbalje mjaft interesante dhe pritet të jetë edhe e luftuar, e cila është e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Një duel ku “Blutë” do të synojnë ta nisin vitin 2024 me këmbën e mbarë dhe një 3 pikësh në derbi ndaj bardhebluve do të shijonte dhe motivonte akoma më  shumë skuadrën e drejtuar nga Dritan Mehmeti. Por nuk do të jetë aspak e lehtë për këtë të fundit.

Ndaj Tiranës do të vuajë mungesën e dy mbrojtësve. Bahet fjalë për Behiratchen dhe Alesio Mija. I pari prej disa ditësh ka vuajtur nga një gjendje gripale dhe nuk ka zhvilluar përgatitje me skuadrën, ndërsa vetëm dje ka mundur t'i bashkohet gurpit. Pavarësisht kësaj, mbrojtësi nuk është ende gati dhe me shumë gjasa ndaj bardhebluve do të jetë në stol.

Ndërkohë Mija për shkak dëmtimi nuk do të jetë i gatshëm. Lojtari ende nuk ëshytë rikuperuar nga dëmtimi dhe në këto kushte do të vazhdojë të jetë edhe disa ditë jashtë fushës së blertë. Nga ana tjetër për shkak të këtyre mungesave përshpejtohet debutimi i Stiven Jankut me fanelën e Dinamos. Ish-i i Partizanit do të debutojë të premten ndaj Tiranës në derbi dhe pritet të vendoset krah Rustem Hoxhës në qendër të mbrojtjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga