Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy humbje rradhazi, trajneri i KAMZËS nuk mërzitet: Ç'të bëj të "pushkatoj" lojtarët? Nuk duhet t'i bijmë topit kot

Shkruar nga NEWSPORT
Dy humbje rradhazi, trajneri i KAMZËS nuk mërzitet:

Menjëherë pas humbjes me Teutën ka folur për mediat edhe trajneri i Kamzës, Bledar Devolli. Tekniku gjirokastrit në një prononcim për Supersport ka komentuar këtë disfatë të dytë rradhazi për ekipin e tij, duke u shprehur optimist nga loja e skuadrës. Sipas tij goli ishte një gabim individual por që në futboll ndodh dhe duhet pranuar. Ai shtoi se skuadra duhet të administrojë më mirë lojën dhe të mos humbas topin pa arsye.

"Është për të ardhur keq, si me Partizanin humbëm me vetëm një goditje në port. Megjithatë jam shumë krenar për skuadrën. Na munguan disa gjëra të vogla si pasimi i fundit dhe finalizimi. Jemi në rrugën e duhur, shumë shpejt do vij dhe rezultati. Goli ishte një gabim individual, por s'jam i mërzitur pasi krijojmë lojë të bukur. S'mund të fajësoj një lojtar për golin, kur fitojmë fitojmë të gjithë kur humbasim, humbasim po të gjithë. Çfarë të bëj të pushkatoj lojtarin që u driblua?  Presim Orelesin dhe Fukuin që do na ndihmojnë shumë. Nuk jam pishman për ndërrimet. Kërkoj lojë me presing lart por që kërkon administrim të topit. Nëse nuk kemi rendiment nuk mund ta arrijmë këtë gjë. Problemi është që nuk administrojmë mirë topin", ishin fjalët e trajnerit Devolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga