
Kategoria shqiptare e futbollit me gjasë do të rinisë në 3 qershor aty ku u ndërpre, pra në javën e 27 të saj. Vetëm lufta për titullin nuk mjafton, ndërsa në garë për trofeun individual të golashënuesit më të mirë në Shqipëri janë edhe sulmuesit.
Aktualisht listën e golashënuesve e kryeson sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze me 17 gola, ndjekur nga Vasil Shkurtaj i Kukësit, me një realizim më pak. Vendi i tretë i takon Salio Guindo të Bylis me 10 gola, ndërsa Dejvi Bregu i Skënderbeut dhe Redon Xhixha i Lacit mbajnë pozitën e katërt me 9 realizime.
Në kushtet kur Nwabueze përflitet se mund t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak dëmtimi, ndërsa Shkurtaj vjen nga një i tillë, gara për Këpucën e Artë të Superligës është e hapur për protagonistët në fushë.