Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy "asat" nën mëngë, Ilir DAJA ka gati surprizën në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Dy "asat" nën mëngë, Ilir DAJA ka gati surprizën


Të premten do të luhet derbi i shumëpritur mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Të kuqtë po stërviten intensivisht nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Tekniku i njohur e tha hapur që këtë herë preferon të triumfojë për të provuar për herë të parë shijen e fitores në një derbi. Formacioni titullar ende nuk dihet dhe nuk përjashtohen surprizat.

Ilir Daja njihet si një trajner që nuk e ndërron asnjëherë 11-shen fituese. Megjithatë derbi mund të bëjë përjashtim. Në fitoren e thellë 4-0 të Partizanit kundër Skënderbeut, Jasir Asani dhe Ëilliam Cordiero Melo e nisën nga stoli. Mëngjërashi s'u aktivizua fare, ndërsa braziliani pati disa minuta në këmbë.

Pikërisht dy lojtarët e sipërpërmendur mund ta nisin nga minuta e parë pasi e njohin mirë rëndësinë dhe atmosferën e derbit. Pritet me interes të shihen se kush do të jenë futbollistët që do të ulen në stol në rast se daja do të preferojë "dy asat" e mësipërm të premten, në orën 18:00, në "Air Albania Stadium".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga