Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dwamena jo i vetmi që ndërron jetë në fushë, para 42 vitesh e njëjta… histori

Shkruar nga NEWSPORT
Dwamena jo i vetmi që ndërron jetë në fushë, para 42

Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushë në minutën e 25’ të sfidës Egnatia – Partizani. Pasi u mor menjëherë nga ambulanca, sulmuesi ganez ndërroi jetë rrugës për në spital. Por rasti i kapitenit të Egnatias nuk është i vetmi në Shqipëri, pasi edhe më parë një futbollist ka humbur jetën në fushë.

Bëhet fjalë për futbollistin Suad Durraj. Në muajin tetor të vitit 1981, Vllaznia po kryente seancën stërvitore. Gjatë stërvitjes ka ndodhur një ngjarje e rëndë nga e cila u habitën të gjithë duke filluar nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Vojo Kushi” duke ndjekur këtë stërvitje. Asokohe 32-vjeçar, Suad Durraj u “mposht” nga arresti kardiak që i mori jetën.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, por edhe të pjesës tjetër gjithçka rezultoi e kotë. Mbrojtësi mjaft i talentuar dhe një ikonë e klubit shkodran i dha lamtumirën familjarëve dhe ekipit në një mënyrë shumë të trishtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga