
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pranon se ka gabuar në politikën e ndjekur për të afruar në Kombëtare lojtarë, të cilët sot luajnë për Zvicrën, siç janë Shaqiri, Behrami dhe Xhaka. Në emisionin “Allez Show” ai është shprehur se duhej ndjekur një rrugë tjetër për t’i marrë në Kombëtaren e Shqipërisë këta lojtarë. “Ndoshta edhe qasja jonë ndaj tyre që në moshë të vogël nuk ka qenë e njëjtë, por edhe dëshira e tyre nuk ka qenë e njëjtë”, - tha presidenti Duka. Disa lojtarë me origjinë shqiptare, për arsye të ndryshme, kanë vendosur të luajnë në Kombëtare të tjera dhe për këtë fakt përgjegjësitë kanë rënë mbi kreun e FSHF-së. Në këtë grup janë edhe Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Këtë herë Duka është treguar i sinqertë dhe ka pranuar se nuk është ndjekur politika e drejtë.
https://www.youtube.com/watch?v=-39ZT7M7OtA