Dinamo do të presë Vllazninë për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 7-të të Superiores. Ky takim do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 18:00. Një duel mjaft interesant me “Blutë” që duan fitoren e dytë rresht në kampionat.
Për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përveçse përballë ka një ekip si Vllaznisë, i duhet të bëjë llogaritë pa disa prej titullarëve. Dy mungesa mjaft të rëndësishme për Luigi Di Biagion, të dyja për shkak kartonësh.
Behiratche u ndëshkua me karton të kuq në duelin me Laçin dhe ndaj shkodranëve nuk do të mund të japë konteributin e tij në repartin e mbrojtjes. Ndërkpohë Indrit Prodani është futbollisti tjetër që mungon, me këtë të fundit që ka plotësuar nurmrin 4 të kartonëve të verdhë. Tekniku italian duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre në sfidën me kuqeblutë.