Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duele dhe sfida interesante, java e 16-të e Superiores luhet në dy ditë (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit ishte i fundit për javën e 15-të. Ekipe menjëherë do të nisin punën për t’u përgatitur për ndeshjet e ardhshme, ku do të luhet në kuadër të javës së 16-të.

Duele dhe sfida mjaft interesante janë në program, teksa od të luhet në dy ditë. Të dielën dhe të hënën, ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave.

Me 10 dhjetor do të luhen 3 takime. Gjithçka do të startojë me sfidën mes laçit dhe Tiranës. Kjo përballje do të luhet në Laç duke nisur që nga ora 13:30. Paralelisht do të luhet edhe në Rrogozhinë, kue Erzeni do të presë Kukësin.

Ndërkohë në orën 17:00 do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Dinamo. Në “Loro Boriçi” dy ekipet do të vihen përballë njëra-tjetrës për të kërkuar edhe 3 pikët e javës së 16-të.

Të hënën do të luhen dy sfidat e mbetura. Teuta do të presë në “Niko Dovana” kryesuesit e kampionëtit, Egnatian. Kjo përballje do të startojë në orën 17:00. Po në këtë orë do të luhet edhe dueli tjetër i kësaj jave mes Partizanit dhe Skënderbeut. Në “Arenën e Demave”, të kuqtë do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren.

[caption id="attachment_714566" align="alignnone" width="686"]Ndeshjet e javes se 16-te Ndeshjet e javes se 16-te[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga