Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtori sportiv i Skënderbeut tregon planet për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

"Skënderbeun e ri e parashikoj skuadër të frikshme për çdo kundërshtar që i del përpara. Për Skënderbeun ka vetëm një objektiv, titulli kampion i radhës. Këtë herë kemi më shumë kohë për të përgatitur këtë objektiv dhe mendoj se nuk ka shanse që të na dalë kush përpara", e nis deklaratën e tij për "Sport Ekspres" drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç.

fakicI afruar një vit më parë në ekipin korçar, po jep ndihmesën e tij në arritjet e bardhekuqve. Ai deklaron objektivat e sezonit të ardhshëm, ndërsa e quan humbje mospjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Ndërsa, tregon dhe risitë që kjo skuadër do të ketë në të ardhmen, përpos objektivit për të shitur sa më shumë lojtarë.

CAS - Dua të theksoj se Skënderbeu është klub që ka shkruar historinë. Nuk e kemi merituar këtë dënim, e them m bindje se është i padrejtë. Ende nuk e kuptojmë, por duhet të vazhdojmë punën pasi nuk kemi çfarë të bëjmë. Na presin suksese të mëdha në të ardhmen dhe duhet të punojmë të gjithë bashkë.

Merkato - Asnjëherë balanca në skuadër nuk duket nga numri i afrimeve dhe largimeve. Ata që kanë ardhur dhe që do të vijnë, do të jenë lojtarë cilësorë. Ata që kanë ikur, shumica nuk luanin asnjëherë. Do të jemi më të fortë në start, sepse merkatoja nuk ka përfunduar. Klubi ynë punon me plan. Ne e dimë që gjashtë muaj më parë se kë do të afrojmë në ekip, pasi i vëzhgojmë. Në fund është presidenti që do të vendosë se kë do të afrojë.

Të rinjtë - Politika e klubit tonë është e qartë, prodhim dhe shitje dhe në të njëjtën kohë rezultatet të mira. Në janar u shitën dy lojtarë, por edhe pa këta ne arritëm të fitonim titullin. Këtë politikë nuk e ka asnjë klub tjetër në vend.

https://www.youtube.com/watch?v=9HgyjqfEGUA

Pa Europë - Skënderbeu pa Europën është njëlloj sikur lojtarët të dalin për stërvitje, por të stërviten pa top. Nuk është humbje vetëm për ne, por për të gjithë futbollin shqiptar. Ne jemi ekipi që kemi thyer çdo barrierë, kemi shkuar në grupet e Europa League. Nuk besoj se ka tjetër skuadër shqiptare që të shkojë deri këtu.

Risitë - Pretendojmë të shfaqim futboll më të shpejtë dhe më shumë gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga