Pas rënies së Vllaznisë nga kategoria kanë nisur komentet dhe analizat nga të gjithë të cilët kërkojnë të zbulojnë shkakun e vërtetë të dështimit të shkodranëve këtë sezon. Një koment lidhur me ecurinë dhe mënyrën si funksjonon puna brenda grupit ka dhënë dhe Alban Hasani, drejtori i akademisë së klubit shkodran.
Nëpërmjet postimit të bërë, drejtori i akademisë zbulon se drejtuesit paguajnë shumë më pak për ekipin U-19 që pritet të shpallet kampion këtë vit, se sa paguajnë për ekipin që ra nga kategoria.
Ai ka postuar një foto në InstaStory, ku si diçiturë shkruan: "Këto paguajnë 50 mijë lekë për të shpallur Vllazninë kampione... ato mjeshtrat 7000 euro për ta hedhur nga kategoria". Në foton e postuar, Hasani shihet me ekipin U-19, që këtë vit u renditen në vendin e parë në zonën veriore dhe me shumë mundësi mund të shpallen kampionë të Shqipërisë. Ky status ka qenë ironik nga ana e drejtorit të akademise, i cili ka dashur të shpjegojë se për ekipin e parë paguhet shumë të mëdha dhe përsëri nuk qëndron në Superiore, ndërkohë që skuadra tjetër paguhet me shuma qesharake dhe mund të shpallet shumë shpejt kampione. /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="239067"]
