
Mbrojtësi talentuar David Domgjoni është prezantuar ditën e sotme në ambjentet e klubit të Tiranës, ku ka firmosur me bardheblutë një kontratë për tre vite të tjera. Klubi kryeqytetas ka rikthyer në këtë mënyrë mbrojtësin e tyre, i cili ishte i huazuar te ekipi i Kastriotit për një periudhë 6-mujore.
" David Domgjoni rikthehet dhe firmos tre vite të tjera bardheblu!
|Mbrojtësi i talentuar David Domgjoni është rikthyer sërish te Tirana dhe sot ai ka firmosur një kontratë të re. Futbollisti 19-vjeçar ka nënshkruar në ambientet e klubit një marrëveshje tre vjeçare. Domgjoni në gjashtë muajt e fundit ka luajtur për Kastriotin duke bërë paraqitje mjaft të mira dhe prej disa ditesh ai është bashkuar me skuadrën bardheblu në stërvitje. Mbrojtësi shihet si një investim me vlera për të ardhmen. KF Tirana i uron suksese mbrojtësit në dy vitet e ardhshme bardheblu", shkruhej në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.
Domgjoni shihet si lojtar i prespektivës për bardheblutë, pasi paraqitja e tij me ekipin e Kastriotit ka qenë mjaft e mirë. Në këtë mënyrë 24-herë kampionët e Shqipërisë, kanë "blinduar" mbrojtjen e tyre edhe për të ardhmen.
[gallery columns="1" size="full" ids="16657,16658"]