Zoran Zekic tashmë zyrtarisht është larguar nga Partizani. Palët kanë ndarë rrugët me marrëveshje, me kroatin që do të rikthehet në Kroaci dhe do të drejtojë Osijek. Në arkat e demave do të shkojnë plot 100 mijë euro.
Tashmë me largimin e Zekic te Partizani kanë nisur menjëherë të mendojnë për sfidën e radhës në kampionat. Në fokus është derbi me Tiranën që do të luhet më 19 tetor në “Air Albania” një duel mjaft i rëndësishëm dhe që vlen më shumë se 3 pikë.
Të kuqtë ditën e sotme do të zhvillojnë edhe stërvitjen e parë pa Zekic dhe në krye të tyre do të jetë drejtori sportiv, Abilaliaj. Ky i fundit do të udhëheqë të kuqtë së bashku me ndihmësit e tij, Kalari e Kuic.
Gjithashtu ditën e sotme do të shikohe tme imtësi edhe gjendja e lojtarëve, teksa shqetësojnë stafin Da SIlva, Mba dhe Hadroj. Të 3 futbollistët janë rrezikojnë derbin e kryeqytetit për shkak të dëmtimeve që kanë.