Polonia do të vijë të luajë në “Air Albania” përballë Shqipërisë më datë 10 shtator. Një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Një ndeshje shumë e rëndësishme si për Kombëtaren tonë dhe për polakët, pasi është një ndeshje direkte ndërmjet dy pretendetëve të grupit.
Ditën e sotme trajneri portugez i Polonisë, Fernando Santos, ka publikuar edhe listën e lojtarëve që janë grumbulluar për sfidën në Tiranë.
Nuk mungojnë emra të mëdhenj si Szczesny i Juvnetusit, Zielinski i Napolit apo Robert Lewandowski, bomberi i Barcelonës.
Kujtojmë që Polonia renditet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë, teksa Kombëtarja jonë renditet e dyta me 6 pikë. Në ndeshjen e parë në Varshavë, kuqezinjtë e Sylvinhos u mundën me rezultatin minimal 1-0, teksa në Tiranë kërkojnë një rezultat pozitiv me shpresën kualifikimin për në europianin e Gjermanisë.