
Si sot 138 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë, saktësisht më 7 Mars 1887. Kjo ditë është mjaft e veçantë, e cila ndihet ndryshe edhe si “Dita e Mësuesit”, për të nderuar të gjithë figurat e shqurara të kombit, të cilët i kushtuan jetën e tyre gjuhës shqipe, dijes dhe mësimit.
E pikërisht ditën e sotme urimet janë të shumta për mësuesit dhe lektorët tanë. Armand Duka nuk ka nguruar aspak dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka disa fjalë “zemre” për lektorët e Federatës Shqitpare të Futbollit.
“Në këtë ditë të veçantë të 7 Marsit, më lejoni të shpreh urimet e mia më të përzemërta për armatën e madhe të lektorëve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Me përkushtim dhe pasion, ata trajnojnë dhe edukojnë dhjetëra djem e vajza, burra e gra, duke kontribuar në zhvillimin dhe efektivitetin e sportit tonë më të dashur, futbollit”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram