Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

I braktisur nga ekipi dhe në mes të 4 rrugëve pa ngrënë e pa pirë, zbulohet se si JASIR ASANI i shpëtoi jetën futbollistit të Maqedonisë (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
I braktisur nga ekipi dhe në mes të 4 rrugëve pa ngrënë
Jasir Asani dhe futbollisti i Maqedonise

Jasir Asani ia ka dalë të largohet nga Irani, pasi lufta ka marrë përmasa të tjera. Siç dihet Irani është përfshirë në një konflikt të armatosur me SHBA dhe Izraelin dhe për shkak të situatës së krijuar atje, “mëngjarashi’ me ndihmën e klubit ia ka dalë të largohet nga vendi i luftës.

“Ishim të ndarë deri në ditën e fundit. Kur jam atje, ka tre shoferë nga klubi që janë në dispozicion 24 orë për ne”, tregoi “mëngjarashi” i Kombëtares.

Por Asani përveç se ia doli të shpëtojë veten, ka mundur të shpëtojë edhe një nga futbollistët e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Stefan Ashkovski, i cili u braktis nga klubi i tij Mes Rafsanjan. Këto të fundit e kishin lënë 34 vjeçarin në mes të 4 rrugëve, teksa për 3 ditë kishte qëndruar pa ngrënë e pa pirë. Në këtë moment Asani bëhet shpëtimtari i tij.

“Unë udhëtova nga Rafsajan në Teheran për 15 orë, pastaj në kufi me Turqinë dhe prej nga atje me avion në Stamboll. Ishte një telash i madh të kaloje përmes Iranit. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij, ia dola me të.

Kishte sulme kudo, edhe pranë meje, sapo kishte filluar. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë, unë thjesht po kërkoja një mënyrë si të largohesha nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, asgjë nuk funksiononte, çdo gjë u mbyll… gjithçka ishte e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani pres me padurim të shkoj në shtëpi, të fle, të pushoj pak.

Kur gjithçka ndodhi, mua më braktisën, po të mos ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj të tjerë, por asnjë nuk më ndihmoi. Isha i ulur në rrugë, të huajt e skuadrës së Persepolis po kalonin me një autobus dhe i pyeta nëse mund të shkoja me ta dhe më thanë që nuk mundesha. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua në të ardhmen”, ka theksuar futbollisti i Maqedonisë.

Poll

Lexo gjithashtu