Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

TRAGJIKE/ Aksident FATAL në Austri, Valon Berisha “sheh me sy” vdekjen e kushëririt

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ Aksident FATAL në Austri, Valon Berisha “sheh me sy”
Foto ilustruese/ Valon Berisha - pamje nga vendi i ngjarjes

Valon Berisha ka përjetuar një ngjarje tragjike këtë fundjavë, pasi ka parë nga afër aksidentin fatal të kushëririt të tij. Ngjarja ndodhi të dielën në një autostradë në veri të Austrisë, teksa futbollisti udhëtonte me makinën përpara automjetit të 38-vjeçarit.

Sipas raportimeve të gazetës austriake Kronen Zeitung, viktima humbi kontrollin e furgonit dhe u përplas me një barrierë druri rreth orës 08:00 të mëngjesit. Berisha e pa aksidentin në pasqyrën e pasme, u ndal menjëherë dhe nxitoi për të dhënë ndihmën e parë, duke njoftuar edhe shërbimet e urgjencës.

Një nga policët në vendngjarje deklaroi: “Shoferi ishte bllokuar në automjet. Pasi u konsultuam me mjekun e urgjencës, e nxorëm, por për shkak të dëmtimeve të rënda nuk mundëm ta shpëtonim”. Pavarësisht përpjekjeve që zgjatën rreth 30 minuta, 38-vjeçari u shpall i vdekur në vend, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten nën hetim.

Poll

Lexo gjithashtu