Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Dëgjuam shpërthime...”, ish-mesfushori i Vllaznisë tregon TMERRIN e luftës në Lindjen e Mesme: Klubi na këshilloi që mos të dilnim nga shtëpia!

Shkruar nga NEWSPORT
“Dëgjuam shpërthime...”, ish-mesfushori i Vllaznisë
Rejan Alivoda kur ishte pjesë e Vllaznisë - Foto nga bombardimet

Lufta në Lindjen e Mesme sa vjen e bëhet më e “egër”. E teksa raketat lëshohen sa në njërin krah në tjetrin, edhe futbollistët shqiptarë që aktivizohen në ekipe pranë “zonave të prekura”, kanë përjetuar momente paniku.

Një ndër ta është edhe ish-mesfushori i Vllaznisë, Rejan Alivoda. Në një prononcim të dhënë për “TvKlan”, Alivoda ka treguar se ditën e parë ka dëgjuar shpërthime, teksa thekson se ka pasur shumë panik, pasi ishte diçka e papritur.

Pjesë e skuadrës së Kalba FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, 22-vjeçari është larg familjes. Për këtë situatë, Alivoda thotë se ka pasur telefonata më të shpeshta se më herët, pra, para se lufta të fillonte.  

“Ditën e parë dëgjuam shpërthime dhe ishin pak të papritura sepse nuk kishim asnjë paralajmërim nga shteti se çfarë mund të ndodhë. Kishte shumë panik sepse kishte disa shpërthime që nga paraditja e deri në darkë. Unë jetoj vetëm në shtëpi. Jam 20-25 minuta larg bazës së klubit. Klubi na ofroi ndihmë, na pyeti për gjendjen, na këshilluan që të rrimë në shtëpi mos të dalim në qytet, të jemi sa më larg qendrave. Futbolli vazhdon normalisht, stërvitemi çdo ditë, kampionati vazhdon. Nga familja dhe nga rrethi shoqëror kam pasur telefonata, jam munduar t’u them që jam mirë, nuk ka asgjë për panik përveç ditës së parë, ndërsa ditët e tjera janë normale”, tha Alivoda.

Poll

Lexo gjithashtu