Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë sot e pranishme në Washington në Bordin e Paqes të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Aty, Osmani është takuar me figura të ndryshme të politikës ndërkombëtare, por jo vetëm.
Në një video të publikuar nga vetë Presidentja e Kosovës, Osmani shihet teksa është takuar edhe me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino-n. Ky i fundit shihet të jetë mjaft i afërt me Vjosa Osmanin, duke e përqafuar e buzëqeshur me të.
Kujtojmë se pjesë e Bordit të Paqes ishte pikërisht edhe kreu i institucionit më të lartë të futbollit, Infantino. Edhe ai vetë do të kontribuojë në një projekt që ka të bëjë me Gazën, lajm i bërë i ditur nga Donald Trump.
Poll

