Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Kuvendi në seancë plenare, Erion Braçe me mendjen te Partizani, bën deklaratën e fortë: Askush më në stadium pas kësaj penalltie të Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
Kuvendi në seancë plenare, Erion Braçe me mendjen te Partizani,
Rasti dhe Erion Brace/ Fotomontazh

Reagimet për çerekfinalen e kthimit mes Partizanit dhe Elbasanit që përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-3 dhe që solli eliminimin e të kuqve vazhdojnë. I radhës që ka bërë deklaratën e fortë në rrjetet sociale është Eron Braçe.

Pavarësisht se Kuvendi ditën e sotme është në seancën e zakonshme plenare, duket se mendjen  Brace e ka te Partizani.  Deputeti i PS është i ashpër, teksa shprehet se një ndeshje e tillë është turp. Madje bën një “thirrje” që askush të mos shkojë më në stadium pas kësaj penalltine të Elbasanit.

I referohet kështu penalltisë që u fitua në minutat e fundit të shtesës dhe që vendosi edhe fatet e kësaj përballjeje mes skuadrave.

“Partizani duhet të bindet:

Është vendosur, në këtë vend do luajnë futboll e do shpërblehen vetëm 4 ekipe, vetëm 4.

Të tjetër duhet të shpenzojnë dhe kacafyten,

Të vidhen dhe të shkrihen!

4 ortakë do të jenë gjithnjë!

Do duhet një sforco shumë e madhe që po u sille mirë të zëvendësohesh në katërshe!

Si bëhet kjo?

Ja shiheni në video sib ëhet, hapur fare, në dritë, në sy të të gjithëve!

Pa skrupuj e pa mëshirë për qindra mijëra njerëz të partizanit, ndjenjat e emosionet e tyre:

Pa skrupuj e pa mëshirë për dhjetra e milionë euro investime private të një presidenti që vijon të shpenzojë paratë e tij që në këtë vend fëmijëve të rinj të luajnë futboll akoma!

Ndaj pas çdo ndeshje të tillë – Të falsifikuar, nuk kthehet më njeri në stadium e as para ekranit për të parë një ndeshje të tillë!”, ka shkruar Braçe.

Kuvendi në seancë plenare, Erion Braçe me mendjen te Partizani,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu