Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Futbolli grek në zi! Pas betejës së gjatë me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë ish-futbollisti i kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli grek në zi! Pas betejës së gjatë me sëmundjen
Paraskevas Antzas

Futbolli grek është tronditur nga ndarja nga jeta e ish-futbollistit të njohur Paraskevas Antzas. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike, ai u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Ish-qendërmbrojtësi ishte një nga figurat më të dashura të Olympiacos, ku u kthye në një lojtar kyç gjatë dy periudhave të suksesshme me klubin nga Pireu.

Antzas fitoi shtatë tituj të Superligës greke dhe tre Kupa të Greqisë, ndërsa la gjurmë edhe në paraqitjet e tij në UEFA Champions League. Pas lajmit të trishtë, Olympiacosi publikoi një mesazh prekës në nder të ish-lojtarit të tyre.

“Klubi Olympiacos, me një ndjenjë hidhërimi, i jep lamtumirën një njeriu dhe futbollisti të madh, Paraskevas Antzas, i cili nderoi fanellën bardhekuqe me pasion, forcë dhe dinjitet. Prania e tij la një përshtypje të fortë në fushën e lojës dhe tek të gjithë ata që e njihnin”, shkruhej në deklaratën e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu