Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren, sulmuesi rrezikon 10 vite burg për sulm s*ksual

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren, sulmuesi rrezikon 10 vite burg për
Foto ilustruese

Rafa Mir është sërish në qendër të vëmendjes në Spanjë pas akuzave për sulm seksual. Prokuroria ka kërkuar mbi 10 vite burg për sulmuesin, i cili aktualisht është i huazuar te Elche, teksa akuza lidhet me një ngjarje që daton në shtator 2024, kur ai ishte pjesë e Valencias.

Ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren, sulmuesi rrezikon 10 vite burg për
Rafa Mir

Sipas akuzës, futbollisti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 21-vjeçare në banesën e tij pas një ndeshjeje kampionati. Prokuroria pretendon se ka pasur "marrëdhënie" pa pëlqim dhe kërkon 9 vite burg për sulm seksual, si dhe 18 muaj shtesë për dhunë fizike dhe dëme morale.

Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu masa kufizuese ndaj lojtarit, përfshirë ndalimin për t’iu afruar viktimës për 13 vite në një distancë prej 500 metrash. Po ashtu është kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 64 mijë eurosh për dëmet fizike dhe psikologjike të pretenduara.

Përsa i përket futbollit, kujtojmë se 28-vjeçari ka edhe 6 ndeshje me kombëtaren e Spanjës. Me fanellën e “Furisë së Kuqe”, Rafa Mir ka shënuar 3 gola.

Poll

Lexo gjithashtu