Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Deputeti socialist "harron" Kuvendin, shpërthen kundër gjyqtarit: Jam aty prej ditës 1, mjaft më me vendime të ndikueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Deputeti socialist "harron" Kuvendin, shpërthen kundër
Adi Qose - Momenti i diskutueshem i penalltise/ Fotomontazh

Humbja e Elbasanit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit nuk ka kaluar pa polemika. Goli i vetëm i ndeshjesh u shënua nga një penallti, e cila nga verdheblutë është kontestuar dhe vazhdon të kontestohet.

Ivan Gvozdenovic dhe Elbasani kanë reaguar publikisht për episodin e penalltisë, ku kontakti mes Kasës dhe Skukës ka ndodhur jashtë zone, ndërsa arbitri i sfidës e akordoi penallti. I fundit që ka reguar mjaft i “mllefosur” për këtë është debuteti socialisht, Adi Qose.

Për një moment ai ka “harruar” Kuvendin, ndërsa shprehet kundër gjyqtarit për vendimet kundër Elbasanit.

“Elbasani është një qytet që jeton me sportin.

#ElbasanArena është sot një nga stadiumet me më shumë pjesëmarrje dhe energji në Superligë. Me një tifozeri të organizuar, pasionante që janë pasuria e vërtetë e ekipit. ULTRAS TIGRAT VERDHEBLU

Për elbasanasit, futbolli është një motiv që tregon unitetin, traditat dhe vlerat më të mira qytetare.

Unë kam qenë aty, që prej Ditës 1, të krijimit të AF Elbasani e përpos pjesës time emotive, besoj se gabimet e përsëritura dhe vendimet e diskutueshme nuk duhet të kthehen në një histori pa fund, sidomos kur ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjeve.

Respekti për garën, paanshmëria dhe integriteti sportiv duhet të jenë mbi gjithçka.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim ekipin tonë me dinjitet, ashtu siç i ka hije Elbasanit!

FORCA! TË GJITHË BASHKË!

Për qytetin, për sportin, #përElbasanin”, ka shkruar deputei socialit në rrjetet e tij sociale.

Deputeti socialist "harron" Kuvendin, shpërthen kundër
 

 

Poll

Lexo gjithashtu