Harry Maguire - Flamuri shqiptar
Harry Maguire është dënuar me 15 muaj burg, por dënimi është pezulluar dhe nuk do të vuhet nëse ai nuk kryen shkelje të tjera gjatë periudhës së provës.
Vendimi u dha nga autoritetet në Greqi për incidentin e ndodhur në Mykonos në verën e vitit 2020, ku ishte i përfshirë mbrojtësi i Manchester United.
Fillimisht ai pretendoi se përplasja nisi pasi disa shqiptarë kishin ngacmuar motrën e tij, por hetimet vunë në dyshim këtë version. Futbollisti u akuzua për sulm të lehtë, kundërshtim të arrestimit dhe tentativë për ryshfet.
Maguire i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore. Sipas mediave britanike, vendimi pritet të apelohet nga avokatët e tij.
Poll
