
Dinamo po zhvillon me intensitet të lartë përgatitjet për sezonin e ri. Blutë e kryeqytetit kanë si synim kryesor rikthimin në Superiore, por nuk mungon ambicia për të fituar Kupën e Shqipërisë, e cila të çon më pas në Europë.
Për këtë dinamovitët kanë kryer disa afrime, teksa të tjerë pritet të vihen në urdhërat e trajnerit Nevil Dede për sezonin e ri. Kështu prezantimi i radhës mësohet nga shtypi i shkruar se do jetë Redon Danaj.
Mesfushori 21-vjeçar shihet si premtues për të ardhmen. Kjo pasi sezonin e fundit e mbylli duke shënuar 17 gola me Besëlidhjen, që militon në Kategorinë e Parë. Tashmë pritet zyrtarizimi, ndërsa Dinamo vazhdon të përforcohet.
Poll