
Kukësi ka arritur të fitojë një ndeshje të rëndësishme në transfertë kundër Laçit. Ka mjaftuar goli i Barbosës, që verilindorët të marrin 3 pikë në fushën e vështirë të kurbinasve. Edhe pse bardhezinjtë tentuan të reagonin, në fund ishte skuadra e Dobit që fitoi në këtë javë të gjashtë të Superiores.
Barbosa, autori i golit ndaj Laçit foli për mikrofonin e Oversport:
3 pikët? Së pari jamë i lumtur për këtë koment po kalojmë një moment të mirë dhe po punojmë shumë në këtë klub. Tani filloi çdo gjë dhe ndryshuam shumë gjëra këtu. Një falenderim shkon për zotin sepse kemi ndryshuar çdo gjë këtu duke nisur nga motivimi dhe gjendja tashmë pasi po rikthehemi te rezultatet pozitive.
Ndeshja? Treguam se çfarë mund të bëjmë. Besoj që tani do të nis ky kampionat për ne dhe çdo gjë mendoj që do të jetë më mirë në kampioant. Mendoj që tani nisi çdo gjë.
Trajneri? Dobi është një njeri shumë i mirë dhe na tregon që të bëjmë mirë dhe na ndihmon shumë. Ai na qëndron afër të gjithëve dhe na jep këshilla.