
Tirana do të luajë ditën e enjte ndeshjen e kthimit me Besiktas, me sfidën e parë që ka përfunduar në shifrat 3-1 në favor të turqve, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Kryeqytetasit do të synojnë të bëjnë mrekullinë dhe të kërkojnë kualifikimin në “Air Albania”.
Por për t’ia vështirësuar këtë mision ka menduar rikthimi i bujshëm i bardhebluve. Albi Doka është dëmtuar në stërvitje dhe në këtë mënyrë humbet sfidën me skuadrën turke. Në stërvitjen e ditës së djeshme mbrojtësi sipas mjekëve ka një paratërheqje gjë e cila do ta mbajë lojtarin jashtë sfidës me Besiktas.
“Dhimbjet e kokës” për Orges Shehin tashmë janë shtuar, pasi një lojtar me eksperiencë si Doka i “braktis” përpara një sfidë mjaft të rëndësishme, por gjithsesi timonieri i bardhebluve do ta zëvendësojë me Rimal Haxhiun.