Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi për t’u harruar për Andi HADROJ, drejtuesit “kërcënojnë” pukianin me një mbrojtës nga Ukraina

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi për t’u harruar për Andi HADROJ, drejtuesit

Atmosfera pas barazimit 1-1 në derbi nuk është shumë e qetë te Partizani. Të gjithë synonin të merrnin fitoren me Tiranën që në këtë sfidë kishte shumë mungesa. Megjithatë të besuarit e Colellës nuk ia dolën dhe tashmë të gjithë duhet të bëjnë maksimumin për të shpresuar në një hap fals të bardhebluve. Andi Hadroj ishte një nga ata që nuk ishin në formën optimale në derbin ndaj kampionëve. Anësori i djathtë i mbrojtjes ishte totalisht në hije.

Megjithatë te Partizani nuk duken se kanë qëndruar duarkryq. Siç raporton shtypi i shkruar, në skuadër është afruar një mbrojtës nga Ukraina. Bëhet fjalë për një 17 vjeçar, i cili ka lënë shije pozitive në stërvitje. Misha Kozhushko është stërvitur disa herë me ekipin e parë teksa ka rënë në sytë e Colellës për aftësitë teknike. Duket si një lloj “kërcënimi” për Hadroj, që në ndeshjet e fundit nuk ka pasur progres në lojën e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga