Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi për Berat GJIMSHITIN, kampionët e Italisë shënjestrojnë qendërmbrojtësin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Berat Gjimshiti në radarin e Milanit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po ndiqet nga kampionët e Italisë të cilët duan shërbimet e tij. Siç raporton “Tutto Atalatanta”, kuqezinjtë kanë hedhur sytë te shqiptari për të plotësuar organikën pas largimit të Alessio Romagniolit. Shtatlarti i prapavijës së Atalantës shihet si i duhuri.

Kësisoj drejtuesit e Milanit po përgatisin ofertën zyrtare për klubin zikaltër. Më parë për Gjimshitin kishte shfaqur interes edhe Inter, por së fundmi janë kuqezinjtë që priten me ofertë konkrete. 29-vjeçari ka fituar vendin e titullarit te Atalanta duke u bërë pike kyçe në formacionin kryesor të Gasperinit. Në edicionin që lamë pas, ai u aktivizua në 31 ndeshje ku arriti të shënonte edhe 1 gol.

Faksimile e lajmit të Gjimshitit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga