Dinamo do të luajë ditën e nesërme ndaj Tiranës, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe i veçantë për të dyja ekipet që do të duelojnë fort mes tyre për 3 pikët e para për vitin 2024.
Kjo përballje do të startojë në orën 17:00 në “Niko Dovana” dhe ku “Blutë” do të synojnnë të mposhtin rivalët e tyre. Për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të duhet të vuajë mungesën e Alesio Mija-t, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Ndërkohë mban pezull formacionin e Dinamos mbrojtësi tjetër, Behiratche. Ish-i i Tiranës prej disa ditësh ka vuajtur nga një gjendje gripale dhe vetëm ditët e fundit i është bashkuar ekipit. Gjendja e tij do të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve dhe për aktivizimin e tij do të vendoset para sfidës. Ndërkohë në rast se mungon në vend të tij pritet të debutojë Stiven Janku.