
Futbollisti i kombëtares kuqezi Odise Roshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Sakaryaspor. Roshi doli nga loja në minutën e 37’ në ndeshjen kundër Altait.
Dje ai kreu ekzaminimet mjekësore dhe doli se dëmtimi në ije do ta mbajë jashtë fushave të lojës për 3 javë. 31-vjeçari ka luajtur këtë sezon 20 ndeshje dëri më tani duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 1 asist.
Roshi do të jetë gati për ndeshjet e kuqezinjve në qershor por nuk dihet nëse do të jetë i preferuar i trajnerit Sylvinho. Braziliani në grumbullimin e parë me komëbtaren nuk e përfshiu Roshin në listë, për sfidën me Poloninë.
Poll