Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dëmtimi më i RËNDË për një futbollist, fati është "mizor" me Marash KUMBULLËN

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi më i RËNDË për një futbollist, fati

Marash Kumbulla e nisi ditën me lajmin e madh teksa iu premtua vendi i titullarit përballë Milanit dhe shqiptari e nisi nga minuta e parë ndeshjen përballë tifozëve të tij në Olimpico. Mirëpo, kohëzgjatja e tij në fushë do të ishte vetëm 15 minuta teksa një përplasje me Olivier Giroud do të sillte dëmtimin e tij që do ta largonte nga fusha.

Dukej e rëndë që në pamje të parë por konfirmimi vjen nga trajneri Mourinho dhe Sky Sport. Mbrojtësi i Kombëtares ka këputur ligamentin e përparmë të gjurit dhe humbet pjesën tjetër të sezonit.

Një dëmtim i tillë konsiderohet si më i rëndi për një futbollist teksa koha e zakonshme e rikuperimit është rreth 6 muaj pas operacionit. Redaksia e Newsport.al i uron rikthim sa më të shpejtë dhe në formën më të mirë Marash Kumbullës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga