Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj te Skënderbeu, zbulohen detajet e marrëveshjes mes dy klubeve, shifra të majme dhe kushte strikte

Shkruar nga NEWSPORT
Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj te Skënderbeu, zbulohen detajet e

Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj tashmë mund të konsiderohet dy lojtarët më të rinj të Skënderbeu. Klubi korçar ka bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje me klubin gjirokastrit nga ku kanë dalë të fituara të gjitha palët.

Skënderbeu ka paguar plot 300 mijë euro për blerjene  dy lojtarëve, përkatësisht, 100 mijë euro për Bregun dhe 200 mijë euro për Abazajn. Që të dy lojtarët do të qëndrojnë te Luftëtari deri në fund të sezonit në formë huazimi.

Abazaj mësohet se ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, e cila e mban atë të lidhur me korçarët deri në qershor të vitit 2020, po ashtu edhe Bregu ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në qershor të po të njejtit vit.

Abazaj do të marrë një rrogë prej 5 mijë eurosh në muaj, vitin e parë te Skënderbeu, ndërsa sezonin e dytë do të shkojë në 7 mijë euro. Bregu do të marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj, vitin e parë, ndërsa sezonin e dytë do të shkojë në 6 mijë euro.

Pjesa tjetër nga e cila mund të përfitojë klubi i Luftëtarit është fakti se në rast se dy futbollistët në fjalë shiten nga Skënderbeu jashtë Shqipërisë tani, apo dhe në merkaton e verës, gjirokastritët do të përfitojnë 20 për qind të vlerës së kartonit të futbollistëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga