Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Debutoi në Superligë me gol ndaj Bylisit, ballshiotët "rrëmbejnë" talentin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT

Majkëll Peçi do të huazohet te Bylisi. Mesfushori i talentuar që ka dalë nga akademia bardheblu ka firmosur me klubin ballshiot deri në fund të sezonit.

20-vjeçari debutoi sezonin e shkuar në Superligë në "Selman Stërmasi", pikërisht kundër Bylisit në një ndeshje spektakolare për të dyja ekipet, ndonëse në rreshje të çmendura të shiut para takimit.

Trajneri i Tiranës në atë periudhë, Ilir Daja i besoi gjatë pjesës së dytë Majkëll Peçit duke e hedhur në fushë kur ndeshja ishte 1-0 për bardheblutë.

Pak minuta në fushë dhe mesfushori i talentuar ndëshkoi Bylisin duke siguruar fitoren e Tiranës 2-0. Një përqafim me trajnerin Daja dhe gëzimi i një goli që tregoi se kryeqytetasit kishin fituar një talent tjetër.

Megjithatë, dëmtimi i pësuar në fund të sezonit të kaluar bëri që Peçi të humbte një pjesë të mirë të fazës përgatitore në verë e më pas hapësirat u reduktuan shumë.

Tirana ka vendosur tashmë ta huazojë te Bylisi ku mund të fitojë eksperiencë dhe të ketë minutat e nevojshme deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ballshiotët janë përforcuar sërish me një element të vlefshëm gjithnjë për synimin: Superligë.

[caption id="attachment_75086" align="alignnone" width="640"]peci Peci dhe Halili duke festuar golin e mesfushorit kunder Bylisit, sezonin e shkuar[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga