Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Dua futbollin e bukur!", Dobi i "ekzaltuar" pas fitores me Dinamon: Kishim përballë një skuadër me cilësi të mira, t'i japim merita

Shkruar nga NEWSPORT
"Dua futbollin e bukur!", Dobi i "ekzaltuar" pas fitores me

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në duelin e javës së 28-të përballë Dinamo Cityt në transfertë, duke i mposhtur minimalisht 1-0.

Të besuarit e trajnerit Enkeleid Dobi u mjaftuan me golin e Arifit në pjesën e parë për të marrë tri pikë të çmuara duke shkuar në kuotën e 37 pikëve, dy më pak se Dinamo e vendit të pestë. Pas këtij dueli ka folur dhe tekniku i durrsakëve. 

"Vazhdimësia ka rëndësi, stabiliteti. Ndoshta nuk ishte interpretimi më i mirë që bëmë, por rëndësi ka shpirti luftarak, i sakrificës dhe atë pamë. Kemi bërë ndeshje akoma më të mira. Kaluam njël moment të vështirë që nuk e meritonim përballë Egnatias, por kur je konsistent te puna, puna paguhet. Rezultati është më i rëndësishëm. Nuk duhet luajtur keq, por pikët ishin të nevojshme.

Në disa momente nuk kemi qenë konsistentë, kemi bërë gabime individuale, por ky është futbolli. Dua të luajmë, të kënaqemi, të bëjmë një punë që e adhurojmë. Emocionet janë pjesë e jona. Punojmë por mua më pëlqen t'ia transmetoj dhe ekipit që të luajë bukur. Sakrifica është fjala dhe të sakrifikosh do të thotë të luash për shokët dhe ekipin. 

Ne kemi tre lloje presingu, vendosje të lartë, të mesme dhe të shkurtër. Duhet t'i japim merita Dinamos pasi ka momente të vështira dhe na vuri në vështirësi. Është ekip që të vë në presion. I dhashë disa këshilla lojtarëve të mi për presingun pasi janë të dyja mënyra që duhet të përshtatesh.

Fillimisht u vumë nën presion të cilën dinamo e shumëfishoi, por e morëm situatën në kontroll, si të thuash u adoptuam. Bëmë një ndërhyrje që të mbanim balancat. Mund të bënim edhe më mirë, por u treguam pragmatistë. Dinamo ka ekip cilësor. Çunat e merituan pasi kanë bërë mirë në Kupë dhe kampionat. 

Sa i përket ndeshjes me Partizanin, këto ndeshje duan karakter për t'u luajtur. Me dëshirë dhe vullnet për ta trajtuar si finale. Fusha iu tregon të palarat", deklaroi Dobi. 

 

Poll

Lexo gjithashtu