Ergis Arifi
Ergis Arifi rezultoi protagonist në ndeshjen Dinamo – Teuta, duke i dhënën fitoren skuadrës durrsake me golin në minutën e 32-të, e përfunduar 1 – 0 për bregdetarët. 19-vjeçari u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli shkurtimisht para mediave:
“Ky gol është shumë i rëndësishëm për Teutën. Ne synojmë vendin e 4-të, ai është misioni ynë. Roli? Besoj se kam gjetur veten më shumë si sulmues i djathtë.
Normalë që pres më shumë nga vetja. Që të luaj 90 minuta, duhet të kap formën time më të mirë. Goli? Kisha shumë besim se do e merrja topin dhe do shënoja. E pashë cepin dhe e godita”.
Poll
